Dako sqaron pozicionin e dy vartësve të tij në përgjimet me Astrit Avdylajn (Video)

Dako sqaron pozicionin e dy vartësve të tij në përgjimet me Astrit Avdylajn (Video)

22:00 06/06/2019

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan deklaroi se Artur Çela nuk është përfshirë në audipergjimet e publikuara nga media gjermane “Bild”.

Vangjush Dako: Unë para se të vija në emision me mori një mik dhe më thotë që ky zë nuk është fare i Astrit Avdylit. As nuk me intereson se çfarë thonë njerëzit për mua nëpër telefona. Unë kam përgjegjësi për firmën dhe për veprimtari të paligjshme. Ai vartësi nuk është drejtor ujësjellësi, por një përgjegjës i Ujësjellësit të Shijakut, i cili nuk ka të drejtë të punësojë dhe të shkarkojë njeri nga puna, të emërojë. Ivo Doçi, nuk ka asnjë të drejtë të heqë njëri nga puna. Personi përgjegjës i Ujësjellësit të Shijakut nuk ka asnjë të drejtë të heqë njëri nga puna dhe të marri njeri nga puna është drejtori i përgjithshëm i ujësjellësit.

Blendi Fevziu: Po kandidati i sotëm për kryetar Bashki Shijak të drejtë të marri inspektorët dhe ti thotë mos vendos gjoba? 

Vangjush Dako: Kë ka marr, ku del që ka marrëai është i papunë…?

Blendi Fevziu: Do ta marr tani, i thotë me autoritetin e kryetarit të Partisë Socialiste.

Vangjush Dako: Ai, ka qenë i papunë ato ditë dhe bëhet fjalë për Inspektoratin e Bashkisë, ai ka qenë i Kombëtarit. Dhe të Inspektorati i bashkiës është Artur Çela dhe  nuk gjendet në asnjë fakt që ka vendosur apo hequr gjobën. Në qoftë se një inspektorat pret një fletë gjobë nuk të drejtë as kryetari bashkisë dhe as ai ta anulojë gjobën. Ai nuk merr as drejtorin, tim por merr një person të tilla. Në raste të tilla gjobash dhe Edi Rama të ndërhyjë nuk hiqet gjoba, gjoba hiqet vetëm me gjykatë. Në momentin që një fletë gjobë prehet është vetëm Gjykata. Nuk ka lidhje me Inspektoratin, ai punonjës.  Është një fjalë, po  po është një fjalë hajt ta shohim.

Blendi Fevziu: Si merr kryetarin e Bashkisë së Shijakut dhe i thotë takohemi nesër me Gjushin në orën 10 se do vendosim kryetarin e bashkisë? Çdo me thënë kjo?

Vangjush Dako: Pse u takua ai?  Mirë mirë po po hajt se flasim, kjo do të thotë kalojë muhabetin, nesër ditë e re./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT