Dakota Johnson ka bërë një tjetër paraqitje mbresëlënëse, duke u cilësuar  në mesin e femrave të veshura më mirë në Hollyëood. Vajza e aktores  Melanie Griffith u shfaq  në Nju Jork për premierën e filmit “The Lost Daughter”, në të cilin ajo ka rolin kryesor.

Ajo zgjodhi një fustan mëndafshi Gucci në ngjyrën e shampanjës, me dekolte të lartë dhe mëngë të gjera. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte hapja në anën e djathtë, e cila la të ekspozuar pjesën më të madhe të kofshës së saj.

Veshja e saj ishte kompletuar me taka të larta kamoshi që i përshtateshin me fustanin dhe një çantë Gucci të qëndisur, ndërsa flokët i kishte të mbledhura.

Aktorja, gjatë një interviste vitin e kaluar me Marie Claire, ka thënë për mënyrën se si ndjehet kur punon:

“Kur punoj, mendoj vazhdimisht për projektin që kam ndërmarrë. Ajo merr shumë hapësirë ​​në mendjen time. Jo të gjitha punët e mia dërgojnë mesazhet më të mira, por të gjitha kanë diçka që më bën të mendoj se është në rregull të jap zemrën time në to.”

Klan News