Mirlind Daku vazhdon të shënojë rregullisht në Rusi, aty ku është pjesë e skuadrës së Rubin Kazan.
Sulmuesi i Kombëtares gjeti sërish rrugën e rrjetës, në fitoren 4-2 ndaj Orenburg në kampionat.
Daku realizoi golin e dytë të takimit në minutën e 7-të, pas një asisti të marrë nga lojtari tjetër me origjinë shqiptare, Shabanhaxhaj. Ky i fundit ishte gjithashtu autor i një dopiete golash.
Për Dakun kjo është ndeshja e tretë radhazi që shënon dhe duket në formë të shkëlqyer në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë.
Në 26 ndeshje të këtij sezoni në kampionatin rus, 27-vjeçari numëron 15 gola të shënuar dhe 6 asiste.
/tvklan.al