Familjarët e autorit: Ndiheshim të kërcënuar

Këto pamje u filmuan vetëm pak sekonda pas vrasjes së Kudret Saliajt nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Në video duket viktima e shtrirë në tokë, ndërsa një grua ulëret e tronditur brenda lokalit.

Për ngjarjen e rëndë ka folur një ditë pas ngjarjes gruaja e Mexhit Picarit, i cili ndodhet i arrestuar së bashku me të bijën Dhurata Saliaj, e dyshuar si bashkëpunëtore në ngjarje. Manushaqe Picari thotë se ish-bashkëshorti i vajzës i kërcënonte familjen.

“Do t’ju vras komplet se më ka tradhëtuar goca jote thonte. Na ka rënë në qafë përherë, na ka dhunuar si familje, e përzuri vajzën për çështje xhelozie, e çoi atje në mal donte që ta groposte. Tha goca ‘u frikësova, se ishte një kasolle e frikshme në mal’. Erdhi dhe në lokal tha se do na vriste, erdhi me kamion të na shtypte. “Do ju vras, do ju zhduk familjen””.

Ajo tregon me tej se e bija, Dhurata nuk pranonte t’i jepte divorcin, dhe tentativat për ta denoncuar ish-dhëndrin për dhunë.

 “Gocën e kanë rrahur dhjetë veta, i kanë thyer brinjët, para ca kohësh na tregoi vajza që e kishin rrahur. Në rajonin numër 4 nuk na merrnin dëshminë. Vajza nuk pranonte t’i jepte divorcin”.

Bashkë me babain e saj tashmë ndodhet në qeli edhe 32-vjeçarja Dhurata Saliaj. Përpara hetuesve ajo ka pranuar se marrëdhëniet me Kudretin ishin  shumë të acaruara. Ashtu si nëna e saj edhe ajo i ka qëndruar versionit se i riu kërcënonte familjen e saj, dhe rasti më i fundit ishte përpara 3 – 4 ditësh.

Tv Klan