Autoritetet u erdhën në ndihmë dy pushuesve këtë të diel, të cilët rrezikuan jetën në ujërat detare të Dhërmiut

“Sot, rreth orës 13:45, pas njoftimit të marrë se 2 persona rrezikonin jetën në det për shkak të erës, menjëherë u organizua puna dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit Policor Dhërmi bënë të mundur shpëtimin e dy pushuesve”

, thotë policia e Himarës në një njoftim për mediat.

Ata kishin dalë me gomonen pa motor për të lundruar, por për shkak të kohës së paqëndrueshme i kishte shtyrë era e madhe në thellësi të detit.

/tvklan.al