Bashkë me to do të jetë edhe një kartë e sezonit 1985-1986

Pesë palë atlete të përdorura nga Michael Jordan do të dalin në ankand. Ato janë përdorur nga basketbollisti i njohur prej viteve 80’ dhe ofertat do të nisin nga 1 qershori dhe do të zgjasin 2 javë. Këto materiale të çmuara sportive të Jordan sëbashku me një kartë e përdorur nga ai në sezonin 1985-1986 i janë besuar shtëpisë së ankandeve Christie’s.

Pikërisht kjo kartë mendohet të sjellë pjesën dërrmuese të të ardhurave. Mendohet që të sjellin rreth 4 milionë dollarë fitime. Michael Jordan fitoi 6 herë titullin kampion në NBA me Chicago Bulls dhe u shpall në të njëjtët vite basketbollisti më i mirë. Aktualisht ai zotëron ekipin e basketbollit Charlotte Hornets.

Tv Klan