Është dita e parë e protestës për studentët e Gjirokastrës. Ata nuk dolën në të njëjtën kohë kur studentët e të gjitha universiteteve të  vendit  marshuan nëpër qytetet e tyre.

Por këtë të dielë, ata si dhe bashkëmoshatarët e tyre, dolën në protestë. Ata kanë të njëjta kërkesa me studentët e tjerë dhe thonë se nuk do ta ndalin protestën deri në plotësimin e të gjitha kushteve.

Të hënën do të ketë protesta në të gjitha Universitetet, dhe sipas informacioneve, studentët e Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës, Korçës dhe Elbasanit do të vijnë në Tiranë. /abcnews.al