1500 kuponë janë parashikuar për tifozët shqiptarë

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e Kombëtares se këtë të martë dolën në shitje biletat e ndeshjes miqësore Suedi-Shqipëri, që do të luhet më 25 Mars në stadiumin “Friends Arena” të Solna të Stokholmit.

Për tifozët shqiptarë do të jenë në dispozicion 1500 bileta të ndara në tre sektorë 117-118-119. Çmimi i biletës për këtë ndeshje miqësore do të jetë modest: 100 krona suedeze, apo afërsisht 9 Euro. FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online. Linku gjendet në faqen e internetit te fshf ose duke hapur një llogari në faqen suedeze axs.com.

Autoritetet njoftojnë se bileta do të jetë e vlefshme në formë elektronike për të hyrë në stadium. Ashtu sikurse sfida me Kilin që do të zhvillohet në parma, edhe kjo me kombëtaren e Suedisë do t’i shërbejnë trajnerit Sylvinho për të parë formën e lojtarëve si dhe përsëritur taktikat e applikuara në kualifikueset e Europianit.

Të dy miqësoret e Marsit për territorin brenda Shqipërisë do të transmsetohen në ekranin e Tv Klan.

Tv Klan