Ka nisur procesi i nxjerrjes së shqiptareve nga ky kamp

4 fëmijë 1 grua me aftësi të kufizuar janë të parët që janë liruar nga kampi Al Hol në Siri. Ky është momenti kur anëtarët e Gjysmë Hënës së Kuqe kanë marrë fëmijët nga kampi fatkeq dhe po i transportojë me ambulancë.

Floresha Rasha dhe tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha bashkë me të miturin Endri Dumani janë transportuar në Damask për të mbërritur më pas në Shqipëri.

Siç dallohet në pamje, fëmijët janë të dobët dhe me rroba të vjetra, që tregon për vështirësitë e jetesës në kampin Al Hol. Procesi pritet që të vijojë edhe në javët e ardhshme pasi në kampin Al Hol janë me dhjetëra fëmijë dhe gra të cilët presin të kthehen në atdhe.

Në Liban ka mbërritur edhe Kryeministri Edi Rama, pasi Shqipëria ka qenë pjesë e operacionit për lirimin e shqiptarëve nga Al Hol.

Shqiptarët po mbahen prej 2 vitesh në këtë kamp, të kontrolluar nga kurdët. Sipas autoriteteve siriane bëhet fjalë për gratë dhe fëmijët e ish-luftëtarëve shqiptarë, që kanë luftuar përkrah ISIS dhe që janë strehuar më pas në Al Hol.

Më herët nga ky kamp doli Alvin Berisha.

Tv Klan