Ditën e sotme kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Mësohet se nga 29 731 maturantë në total që kanë kryer provimin kanë ngelur 383 prej tyre. Notën maksimale e kanë marrë vetëm 4 maturantë.

“383 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45”, thuhet në një njoftim.

Deri më tani kanë dalë edhe rezultatet e provimit të parë, të gjuhës së huaj me detyrim. Me marrjen e notave të katër provimeve, maturantët do ta kenë më të qartë se çfarë dege do të zgjedhin për të studiuar në universitet./tvklan.al