Së fundmi këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka festuar 35-vjetorin e saj, nga ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Anxhela ka organizuar një festë me miqtë e ngushtë duke krijuar kështu një atmosferë të bukur me muzikë, pije dhe kërkcime. Ajo ka publikuar foto të shumta nga festa, ku në sy bie pamja e saj e kuruar deri në detaje dhe mjaft e lumtur.

“Ju falenderoj nga zemra për çdo fjalë të ngrohtë që më dhuruat në këtë 35 vjetor dhe për çdo ndjesi të bukur që përjetova. Zoti ua shpërbleftë 1000 herë më shumë”, ka shkruar Anxhela në mbishkrimin e fotove. /tvklan.al