Dalin pamjet e aksidentit që ndodhi një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik ku mbetën të vdekur 2 persona. Siç duket edhe në video, efektivi i policisë që drejtonte njërin prej mjeteve ndalon dhe tenton të kthehet në të majtë.

Në këtë moment automjeti pas tij që po vinte me shpejtësi, futet në parakalim dhe i bie nga pas. Makina e tretë, që po ashtu po ecte me shpejtësi mund të shihet teksa tenton të frenojë.

Në aksidentin ku u përfshinë 3 automjete mbetën të vdekur Erglis Deda dhe Sergjio Kukaj. Njëri prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa personi tjetër nuk u mbijetoi dot plagëve të marra pavarësisht se u transportua për në spital.

Pas ngjarjes uniformat blu arrestuan policin dhe një person tjetër drejtues i njërit prej makinave./tvklan.al