Sekuestrohen armë, para dhe bixhuteri

Ky është moment kur policia e Tiranës vuri në pranga një anëtarët e një grupi të strukturuar dhe të konsideruar mjaft të rrezikshëm të vjedhjes së banesave në periferi të Tiranës. Në pranga kanë rënë 5 persona që sipas policisë kanë precedentë të theksuar kriminalë.

Të arrestuarit janë Dorjan Lamani (Qirjazi), 38 vjeç nga Saranda dhe Klodian Çypi, 34 vjeç nga Fushë Kruja të dy të dënuar më parë për trafik droge. Halil Topalli, 29 vjeç nga Fushë Kruja i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim të forcave të policisë, Redian Begaj, 32 vjeç nga Vlora i dënuar për heqje të paligjshme të lirisë dhe moskallëzim krimi dhe Dajvid Dosti, 21 vjeç nga Skrapari.

Ky grup dyshohet të ketë kryer veprimtari kriminale edhe në disa vende të BE-së.

Policia sekuestroi 1 automatik me 123 fishekë; mbi 17 mijë euro, 2 radio marrëse-dhënëse si ato që përdor policia e shtetit, bizhuteri të ndryshme floriri, çelësa makinash të vjedhura.

Tv Klan