I akuzuari për vrasjen e Devi Kasmit një vit më parë në Tiranë dyshohet se është filmuar nga një kamera sigurie menjëherë pas atentatit.  Pamjet tregojnë atentatorin të maskuar duke vrapuar drejt një furgoni të bardhë që e pret në zonën e Spitalit Pediatrik.

Të dhënat fizike të personit që shfaqet në video dyshohet se përputhen me të autorit.

Prokuroria ka mbyllur hetimet për çështjen dhe dosjen e ka dërguar në gjykatë. Greku Efthimiu që dyshohet se ishte paguar nga grupi kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxhallari ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit.

Tv Klan