“Hape! Policia! Jeni të rrethuar!”

Shtëpia e Marklen Hakës ishte e para ku Forcat Speciale dhe RENEA mësynë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në fshatin Nikël të Krujës. 27-vjeçari ishte u vu në pranga pasi banesën e tij u gjet një armë zjarri, ndërsa mes rrobave kishte fshehur 29 milionë lekë të vjetra.

Një ditë pas operacionit, Policia e Shtetit ka publikuar pamje të ndërhyrjes në banesat e personave të dyshuar. Forcat e policisë kanë kontrolluar shtëpitë e fisit Haka dhe Bami, atje ku kanë gjetur dhe sekuestruar armë, municione dhe sasi të konsiderueshme monetare.

Në pranga u vunë 5 persona, por policia në asnjë moment nuk ka hasur në rezistencë. Gjatë ndërhyrjes edhe pse para se të vepronte është shkëputur energjia elektrike në zonë.

Mes 11 të shoqëruarve ka qenë edhe Durim Bami, por ky i fundit pasi është mbajtur për disa orë në komisariatin e Durrësit është lënë i lirë. Ndërkohë në pranga është vënë vëllai i tij, Valter Bami si dhe Lutfi Haka, Marklen Haka, Ylli Çangu dhe Skënder Leze.

Gjatë kontrollit në banesat e këtyre personave policia ka gjetur dhe sekuestruar, 2 pistoleta, 4 armë gjahu, 5 armë të ftohta, 4 palë dylbi, rreth, 100 milionë lekë dhe një automjet të blinduar.

Tv Klan