Mediat greke kanë publikuar pamjet e sherrit në Mykonos ku u përfshi futbollisti i Machester United, Harry Maguire, dhe shokët e tij.

Maguire ishte së bashku me shokë të tjerë të skuadrës kur u përfshinë në një sherr me një grup tjetër turistësh anglezë në ishullin grek.

Arsyeja ishte se këta të fundit kishin ngacmuar vajzat të cilat shoqëroheshin me grupin e futbollistëve.

Por teksa policia shkoi për të ndalur sherrin, Harry Maguire dhe dy shokë të tij ofenduan dhe goditën policët. Ata u arrestuan dhe u dërguan në stacionin policor, por edhe këtu lojtari i “djajve të kuq” goditi një tjetër oficer.

Maguire është arrestuar dhe do të dalë para gjykatës greke për masë sigurie për sulmin fizik ndaj punonjësve të policisë. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe klubi i Manchester United, që ka thënë se është në dijeni të situatës dhe ka komunikuar me Maguire, për të cilin theksoi se është duke bashkëpunuar me autoritetet greke. /tvklan.al