I arrestuar dhe akuzuar si i përfshirë direkt në grabitjen e parave në aksin Qafë Kashar – Rinas më 9 Shkurt 2017, Dash Kupa i hedh poshtë këto pretendime dhe thotë se nuk ka qenë i pranishëm.

Në një intervistë ekskluzive nga burgu për gazetarin Spartak Koka në emisionin Uniko në Klan Plus, Dash Kupa thotë se ditën e ngjarjes ka qenë në zonën e Selvisë në Tiranë dhe lëvizjet e tij janë të filmuara nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Njëra prej pamjeve, që i përket një pike të këmbimit valutor në atë zonë, është publikuar në emisionin Uniko. Në këtë video duket Dash Kupa që hyn për të këmbyer disa para. Orari korrenspondon edhe me kohën kur ndodhi grabitja e parave.

Por gjatë intervistës, Dash Kupa thotë se këto pamje janë shfaqur në gjykatë gjatë procesit gjyqësor, por nuk janë marrë parasysh.

Spartak Koka: Aktualisht ju akuzoheni për vjedhje të bankave më shumë se një herë, prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake në formën e grupit të struktuar kriminal dhe krijimi e pjesëmarrja në grup të struktuar kriminal. Ju akuzoheni si i përfshirë drejtpërdrejt në grabitjen e 9 Shkurtit të vitit 2017 në aksin Qafë Kashar – Rinas ku persona të armatosur me kallashnikov dolën dhe grabitën blindet e një banke të nivelit të dytë. Ju jeni arrestuar 11 ditë më vonë pas kësaj ngjarje. A keni marrë pjesë ju drejtpërdrejt apo në mënyrë indirekte në grabitjen e 9 Shkurtit 2017?

Dash Kupa: Absolutisht jo! Dhe kjo nuk është aspak e vërtetë dhe për këtë janë shumë prova që unë e vërtetoj që nuk kam lidhje fare me atë grabitje. Prokuroria jo veçse nuk ka prova kundra meje, por provat që kam unë kundër Prokurorisë janë fshirë dhe nuk është nxjerrë asnjë provë. Në se ka vetëm një provë e vetme praktike jo fjalë tavolinash, të nxirret, unë do t’i pranoj të gjitha dhe le të më jepet 100 vjet burg.

Spartak Koka: Ku ndodheshit ju rreth orës 13:30 minuta dhe rreth orës 13:50? Është koha në të cilën pretendohet se ka ndodhur dhe grabitja e vlerave monetare në lëvizje?

Dash Kupa: Natën që jam marrë në pyetje ia kam pasqyruar çdo gjë prokurorit dhe drejtorëve dhe në drejtori kanë qenë mbi 10 veta. Ja kam pasqyruar me detaje itinerarin tim që kam lëvizur në atë orar. I kam thënë të merren kamerat, të gjitha me detaje. Numrat e telefonit ia kam dhënë, të gjitha lëvizjet e mia dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të marrë ato ose ndoshta është bërë përpjekja dhe janë fshehur. Po të isha unë i implikuar, do t’i thoshta prokurorit merri këto?

Spartak Koka: Ditën e grabitjes dhe momentin e grabitjes, ku ndodheshit ju?

Dash Kupa: Jam ndodhur në një lokal përballë vila Gold.

Spartak Koka: Pra në zonë e Selvisë?

Dash Kupa: Po, kam qenë aty me 3 dëshmitarë që emrat i ka marrë Prokuroria. Kemi qenë duke pirë kafe kur është dhënë flash në televizor grabitja. Kemi dalë pas çerek ore ose gjysmë ore dhe kemi shkuar drejt biznesit tim që është poshtë te Selvia. Në atë zonë kam qenë gjithmonë dhe kam shkuar te punëtorët e mi, kam ndejtur me punëtorët e mi aty, kanë qenë të gjithë dëshmitarët atë ditë. Mund të kem qenë aty rreth e rrotull, mund të jenë mbi 30-40 kamera. Dhe unë jam kam pasqyruar Prokurorisë këtë gjë që t’i marrë këto kamera dhe të shikohet itinerari im i lëvizjes atë kohë. Prokuroria nuk ka bërë asnjë mundim ose nuk e di se çfarë ka bërë, po nuk kanë dalë ato kamera.

Spartak Koka: Këto kamera i ka në disponim sot Prokuroria?

Dash Kupa: Ka në disponim vetëm atë kamera, që ka qenë ngjitur me picerinë time, Prokuroria nuk ka shkuar të marrë asnjë gjë. Atë e kemi marrë ne dhe e kemi dorëzuar në Prokurori.

Spartak Koka: Bëhet fjalë për një video që ju nëpërmjet familjarëve tuaj na e keni vënë në dispozicion ku konstatoheni në datën 9 Shkurt 2017 rreth orës 12:32 në një pikë këmbimi valutor. Jeni ju personalisht në këtë video që jeni duke thyer para?

Dash Kupa: Po, patjetër jam unë.

Spartak Koka: A mund të na shpjegoni gjithë veprimet nga ky moment dhe më pas?

Dash Kupa: Ajo ka qenë itinerari im, në atë rrugë kam qenë unë. Në atë orë kam bërë një lëvizje kam thyer disa lekë si të gjithë njerëzit. Pastaj kam shkuar kam pirë kafe dhe kam qenë gjithmonë deri nga ora 16:00 kam qenë në atë zonë dhe kjo është pasqyruar komplet, ditën e parë ia kam pasqyruar Prokurorisë dhe nuk është bërë asnjë punë për t’i marrë këto.

Spartak Koka: Prokuroria i disponon këto kamera?

Dash Kupa: Prokuroria i disponon, ja kemi çuar me anë të Ilir Muratit e kam pasur avokat. Është pranuar nga prokurori. Dhe kur kemi bërë seancën paraprake kemi kërkuar që të shfaqen pamjet filmike të diskut në seancë. Është ngritur Eneid Nakuçi dhe ka thënë ‘ne disku na ka humbur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda atëherë dhe sot SPAK’. Dhe kur i kërkojmë diskun, ngrihet dhe thotë ‘më vjen keq zonja gjyqtare, por disku ka humbur në Prokurori’. Si është e mundur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të humbasë një disk? Po kur humbet disku ne mund të mendojmë se humbasin shumë gjëra ose mund të ndodhë diçka tjetër. I kemi kërkuar llogari kush e mban këtë përgjegjësi, në çfarë vendi të paktën të Europës ndodh kjo gjë që prokurori të humbasë një provë aq konkrete timen dhe mos mbajë përgjegjësi? Minimumi mos t’i tërhiqet vërejtje? Ku ndodh kjo? Ngrihemi ne dhe i themi urdhro diskun tjetër. Dhe vendoset, është parë nga prokurori, nga gjykatësi nga të gjithë të pranishmit në sallë, dhe është ngritur gjyqtarja dhe pyetur prokurorin i ka thënë ‘keni ndonjë vërejtje për diskun ose ndonjë gjë’? Janë përgjigjur asnjë vërejtje, asnjë gjë. Kjo ka qenë ngjarja.

Spartak Koka: Disku është marrë si provë. A është vlerësuar ky disk dhe këto pamje filmike në raport me prova të tjera dhe për të provuar pretendimin tuaj që ju thoni s’keni qenë pjesëmarrës në grabitje por akuzoheni drejtpërdrejt se keni qenë pjesëmarrës në këtë grabitjen e 2017?

Dash Kupa: Po patjetër se disku kombinon me tabulatet e telefonit që janë zhdukur fare. Shikoji letrat, të gjithë i kanë tabulatet e telefonit, unë s’i kam fare. Kur janë kërkuar tabulatet e telefonit, prokurorja është ngritur dhe ka thënë ‘zonja gjyqtare telefoni i Kupës ka qenë pa kartë SIM’. Po kjo është ekstrem sepse unë kam procesverbalin e arrestimi dhe kam kartën SIM, PIN, të gjitha. Ajo është një tendencë që ne të varrosemi. Nuk është veç me mua. Është një tendencë e jashtëzakonshme për t’u fundosur, për t’u shkatërruar, nuk e kuptoj këtë gjendje. Unë i kam thënë çfarë është kjo që flet unë kam procesverbalin, nuk flasin fare. Dhe gjyqtarja më thotë ankohu. Po ku të ankohem?

Spartak Koka: A janë marrë pamjet e tjera të kryqëzimit në zonën e Selvisë, të zonës së 9-katësheve, që të lidhim pretendimet tuaja dhe të konfirmojmë keni ju të drejtë apo nuk keni?

Dash Kupa: Unë besoj se janë marrë pamjet, është parë që unë jam ai person aty dhe lëviz, janë dëshmitarë, janë tabulatet e telefonit, është e sigurt që ai prokurori e di dhe mua ma kanë shprehur që ditën e parë ‘e dimë që ti s’ke marrë pjesë në këtë grabitje të 2017’. Është e sigurtë që i kanë marrë dhe nuk janë nxjerrë ato pamje. Nuk e di çfarë po bëhet. /tvklan.al