Klan News ka publikuar pamjet e arrestimit të Rudolf Nikollajt, 34-vjeçarit që sulmoi me thikë besimtarët brenda xhamisë së rrugës së Kavajës në Tiranë, duke lënë të plagosur 5 prej tyre.

Në këto pamje duket momenti pasi Rudolf Nikollaj është neutralizuar nga disa besimtarët e kalimtarë të rastit, të cilët e kanë shtrirë përtokë dhe godasin 34-vjeçarin.

Ky është edhe shkaku përse autori ka dëmtime në fytyrë, si pasojë e goditjeve nga qytetarët pasi ai kishte kryer aktin e rëndë në kufijtë e një sulmi terrorist.

Në atë moment ka mbërritur edhe policia, duke shoqëruar autorin e sulmit me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, 34-vjeçari sulmoi besimtarët brenda xhamisë teksa këta të fundit ishin duke u falur. Rudolf Nikollaj është person me precedent të mëparshëm penal pasi në muajin Mars kishte goditur sërish me thikë një 32-vjeçar pas një sherri në terminalin e autobusëve. /tvklan.al