Dalin pamjet, momenti kur makina futet mes turmës dhe shtyp njerëzit





Dalin pamjet, momenti kur makina futet mes turmës dhe shtyp njerëzit

09:29 22/11/2021

Janë publikuar në media momentet tragjike kur një fuoristradë ngjyrë të kuqe është futur mes turmës duke vrarë 5 persona dhe duke plagosur të paktën 40 të tjerë në SHBA. Sipas autoriteteve lokale në Waukesha të Wisconsin këto numra mund të ndryshojnë pasi bëhet fjalë për të dhëna paraprake.

CNN shkruan se deri më tani është ndaluar një person, por nuk sqarohet nëse është shoferi i mjetit.

Dëshmitarët e kanë përshkruar si horror skenën e ngjarjes. Siç është raportuar edhe më parë, mes të lënduarve ka edhe fëmijë. Siç duket nga videot, mjeti ka kaluar shumë pranë një fëmije të vogël, por pa e prekur atë.

Një oficer policie qëlloi me armë për të ndaluar shoferin. Autoritetet kanë sqaruar se nga ngjarja nuk ka të plagosur nga të shtënat me armë.

Sipas CNN, deri më tani nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një akt terrorist. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa po zhvillohej një paradë krishtlindjesh. Në rrjetet sociale janë publikuar momentet kur mjeti shtyp anëtarët e një bande muzikore marshimi.

Për shkak të situatës rrugët dhe shkollat janë mbyllur për 24 orë. Për ngjarjen është njoftuar edhe presidenti Joe Biden.

“Shtëpia e Bardhë po monitoron situatën në Waukesha dhe zemrat tona janë me të gjitha ata që janë prekur nga ky incident i tmerrshëm”, thuhet në një deklaratë. /tvklan.al













Të ngjashme