2 orë për të nxjerrë automjetin nga kamioni

Këto janë pamjet nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Shkodër.

Sikurse shihet nga këto pamje të transmetuara nga televizioni Klan News, automjeti tip Benz është futur nën rrotat e kamionit.

Korrenspondetja e Klan News, Emi Kalaja, ka raportuar se ekipeve të emergjencës u janë dashur 2 orë për të nxjerrë automjetin nga poshtë kamionit.

Fillimisht u dyshua se brenda makinës Benz mund të kishte persona të tjerë, por ndodhej vetëm shoferi i cili humbi jetën në vendngjarje. Policia e Lezhës njofton se viktima është identifikuar si Eduard Grishaj 55 vjeç nga Shkodra.

Ndërkohë, shoferi i kamionit është shoqëruar në polici dhe po pyetet për rrethanat e aksidentit. /tvklan.al