Në rrjetet sociale turke janë bërë publike momentet e shpërthimit që ndodhi në Hatay. Siç dëgjohet nga pamjet, fillimisht janë dëgjuar të shtëna ndërsa më pas ka ndodhur shpërthimi.

Guvernatori i Hatay bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një operacioni të policisë për neutralizimin e dy terroristëve. Nga shpërthimi mësohet se nuk ka mbetur asnjë civil apo efektiv i lënduar.

Autoritetet turke shprehen se po vijojnë hetimet për këtë ngjarje të rëndë./tvklan.al