Ky është vendi ku mëngjesin e kësaj të marte mbeti i vrarë me armë 44-vjeçari Ylber Xhahysa. Ai u qëllua me pistoletë nga Leonard Bashaliu 36 vjeç pas një sherri për motive banale.

Sikurse duket nga pamjet, grupi hetimor po mbledh prova në vendin e ngjarjes. Autori është arrestuar dhe ka pranuar krimin. Atij i është sekuestruar edhe pistoleta me të cilën vrau 44-vjeçarin Xhahysa.

Gjatë marrjes në pyetje, autori ka thënë se me viktimën ka patur një sherr pas 5 viteve dhe e Xhahysa e kishe qëlluar me grusht. Ndërsa sot filloi sërish debati dhe degjeneroi me përdorimin e armëve. /tvklan.al