Nëntë zyrtarët e arrestuar për abuzime me tenderin e 2.8 miliardë Lekë të uniformave të Policisë së Shtetit pritet të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë. Të gjithë akuzohen për “Shkelje të barazisë në tendera”.

Paraprakisht, Gjykata e Posaçme ka dhënë arrest me burg për Edlira Naqellarin, drejtore e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Klevis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzati dhe Gëzim Mingaj. Ndërsa në “arrest shtëpie” është lënë Anisa Bogdani, e cila mësohet se ka një fëmijë të mitur.

Abuzimet në tenderin e uniformave të Ministrisë së Brendshme janë konstatuar me cilësinë, sasinë dhe çmimin e uniformave./tvklan.al