Dalin prerjet e reja të kartëmonedhave

Dalin prerjet e reja të kartëmonedhave

15:55 30/09/2019

Ahmetaj: Janë shtuar elementët e sigurisë

Këto janë dy kartëmonedhat e reja 2 00 dhe 5 000 lekë, të cilat dolën këtë të hënë në qarkullim në tregun shqiptar.

Prerjet e reja Banka e Shqipërisë i ka hedhur në bankat tregtare, të cilat tashmë do të nisin t’i shpërndajnë në duart e publikut.

Zv/guvernatorja Natasha Ahmetaj i prezantoi një grupi nxënësish dy kartëmonedhat e reja dhe ndryshimin që ato kanë pësuar. Tematika ka mbetur e njëjtë, por elementët e sigurisë janë shtuar, ndërsa ngjyrat janë përforcuar dhe madhësia e shkrimit për të qenë më të dallueshme.

“Të dyja faqet e kartëmonedhave janë rikonfiguruar në tërësi dhe janë pasuruar me elemente të shtuara ose të përmirësuara të sigurisë.”

Prerja 200 lekë është me përbërje polimeri, një material më i kushtueshëm por dhe më i fortë që zgjat më shumë në përdorim.

“Ky material plastik, i cili ka dëshmuar të jetë më jetëgjatë në përdorim krahasuar me letrën me përmbajtje pambuku, u zgjodh të përdorej për kartëmonedhën 200 Lekë, për shkak të konsumit më të lartë dhe cilësisë më të ulët, të evidentuar për këtë prerje gjatë viteve.”

Për herë të parë në dy dekada Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë serinë e të gjitha kartmonedhave që qarkullojnë në treg, duke hedhur gradualisht në qarkullim 6 prerjet e reja. Vitin e ardhshëm do të hidhet në treg prerja 10 mijë lekë, dhe 1 mijë lekë, ndërsa në vitin 2021 ajo 2 mijë lekë, për ta mbyllur ciklin me kartëmonedhën 500 lekë në vitin 2022. Kartëmonedhat që sot janë në treg do të vazhdojnë të qarkullojnë, por nuk do të dalin më prerje të reja të tyre derisa të zhduken përfundimisht.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori