Pavarësisht se KQZ-ja ka bllokuar shpalljen e rezultatit në Vorë dhe në njësinë 10 në Tiranë, ku u krye procesi i numërimit elektronik, janë publikuar disa prej rezultateve të 7 qendrave të votimit në Vorë.
Bie në sy se në 6 qendra votimi, koalicioni i opozitës, i udhëhequr nga PD është në avantazh ndaj PS-së. PD ka marrë 522 vota, ndërsa PS-ja ka marrë 501 vota.
Por simpatizantët e PS-së, kanë festuar me fishekzjarre, duke nënkuptuar se në total kutitë e votimit vërtetojnë fitoren e tyre në këto zgjedhje në KZAZ-në numër 27 të Bashkisë Vorë.
Ndërkohë procesi i votimit gjatë ditës në këtë qytet u shoqërua me përplasje të forta mes deputetit të PD-së, Flamur Noka dhe simpatizantëve të PS-së.
Tv Klan