Në Poloni kanë dalë rezultatet e para të Exit Polleve për zgjedhjet presidenciale. Në avantazh me vota duket se është Andrzej Duda, Presidenti aktual i Polonisë i cili garon për një tjetër mandat.

Sipas sondazheve paraprake, Duda ka një epërsi kundrejt rivalit të tij Rafal Trzaskowski, i cili është kryebashkiaku i Varshavës. Andrzej Duda, i cili është aleat i konservatorëve, ka 50.4% të votave.

Pas shpalljes së rezultateve të para, Duda ka reaguar duke falenderuar të gjithë mbështetësit e tij. Megjithatë, rezultatet zyrtare pritet të dalin ditën e hënë.

Votimi i sotëm në Poloni është konsideruar si një betejë për të ardhmen e vendit për shkak të marrëdhënieve të tendosura të Polonisë me Bashkimin Europian.

Zgjedhjet presidenciale në Poloni ishin parashikuar të mbaheshin në muajin Maj, por u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit. /tvklan.al