Po vijon në këto momente numërimi i votave. Tv Klan ju a bën më të lehtë dhe mund t’i shikoni rezultatet duke klikuar në zgjedhje.tvklan.al
Aktualisht janë numëruar 22 kuti votimi nga 5,225. Në rang vendi PS udhëheq me 2,597 vota ndërsa PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 1308 vota.
Nisma Shqipëria Bëhet ka grumbulluar 116 vota; PSD 82 vota; Mundësia, 49 vota; Koalicioni Euroatlantik, 22 vota; Lëvizja Bashkë, 11 vota; Lëvizja Atdheu, 11 vota; Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare, 6 vota; Djathtas për Zhvillim, 5 vota dhe Partia Aleanca Demokracia e Re, 3 vota.
Sipas të dhënave, 1 kuti është numëruar në Berat, 8 në Gjirokastër, 12 në Korçë dhe 1 në Kukës.
Për më shumë të dhëna ju ftojmë të klikoni zgjedhje.tvklan.al ku mund të bëni edhe krahasime me zgjedhjet e kaluara./tvklan.al