Udhëheq Gjukanoviç, opozita merr një përqindje të konsiderueshme

Në Mal të Zi kanë dalë rezultatet  e para të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën gjatë të dielës.

Pjesa më e madhe e votave janë numëruar tashmë, dhe nga të dhënat e deritanishme, Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviç udhëheq në rezultate me 29 mandate.

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse nga koalicionet pas zgjedhjeve, ai do të arrijë të bëjë votat për qeverinë e re, pasi opozita ka fituar një përqindje të konsiderueshme.

Procesi i votimit u mbyll zyrtarisht në orën 20:00, ndërsa nuk ka patur raportime për incidente zgjedhore. Pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 75%.

Tv Klan