Në Bashkinë e Mirditës, nga ku dhe paraditen e sotme nisi procesi i numërimit për votat e kandidatëve, kanë dalë rezultatet e para.

Gazetari Martin Marku raporton se këto rezultate janë përfundimi i numërimit të 2 nga 46 qendra votimi në total. Vihet re se ish-gjyqtari Gjin Gjoni kryeson deri tani me 107 vota.

Më poshtë gjeni listën e kandidatëve dhe votat e numëruar deri më tani:

1. Gjin Gjoni 107 vota
2. Aleksandër Lala 96 vota
3. Kastriot Piroli 12 vota
4. Edison Doçi 7 vota
5. Viktor Tushaj 7 vota
6. Lindita Metaliaj 4 vota

Kujtojmë se qarku i Lezhës ka votuar në favor të Partisë Demokratike, duke e kthyer hartën e tyre në ngjyrë blu për këto zgjedhje parlamentare. PD ka fituar 44.77% të votave, ndërsa PS 42.51%. Demokratët kanë fituar me një ndryshim prej 1899 vota më shumë se PS.

Për më tepër në këtë qark, ju mund të klikoni në zgjedhje.tvklan.al, për të parë çdo ndryshim të vlerave që bëhet në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

Ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit si dhe të dhënave të numërimit çdo orë, si dhe krahasime me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.

/tvklan.al