Vaksina kundër “Papilloma Virus” redukton 87% rastet e tumorit të qafës së mitrës. Sapo janë publikuar provat e para mbi një grup grash që janë vaksinuar në vitin 2008, brenda moshës 12 vjeç.

Ky është rezultati i parë i studimit të gjatë në kohë që vërteton efikasitetin e kësaj vaksine në parandalimin e tumorit të qafës së mitrës, neoplasi që është shkaku i katërt i vdekshmërisë te gratë në nivel botëror.

Fushata vaksinale e vaksinës Cervarix që parandalon infeksionet “Papilloma Virus” nisi pikërisht në vitin 2008 në Evropë. Vajzat e vaksinuara në atë vit u ndoqën deri në vitin 2019 për të nxjerrë edhe statistikat.

Puna kërkimore u krye nga King’s College i Londrës dhe është publikuar në revistën shkencore prestigjioze Lancet. “Papilloma” është një virus që transmetohet kryesisht me rrugë seksuale, dhe dëmton mukozat e qafës së mitrës duke ndikuar edhe në lindjen e tumorit në këtë zonë.

Ekspertët theksojnë se kjo është një vaksinë që injektohet rreth moshës 10-12 vjeç tek vajzat, por shumë raste edhe në moshën 16-18 vjeç. Nga studimi del në pah edhe statistikë tjetër, vajzat që janë vaksinuar më herët në moshë kanë rezultuar shumë më të mbrojtura në krahasim me kategorinë që është vaksinuar në adoleshence të mëvonshme.

Klan News