Harry dhe Meghan inferiorë ndaj Princit William dhe Dukeshës Kate

Edhe pse janë larguar nga oborri mbretëror që në muajin Mars, disa të pathëna nga jeta e Harry-t dhe Meghan Markle kanë dalë në dritë së fundmi. Një libër biografik të botuar së fundmi tregon se marrëdhënia që ish-oborrtarët kishin me Kate dhe William ishte mjaft e tensionuar.

Gjithmonë në çdo dalje zyrtare dhe ceremoni të ndryshme Meghan dhe Harry duhet të ndiqnin Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit dhe kjo gjë për ta më pas u bë shumë e lodhshme dhe e mërzitshme.

Biografia është shkruar nga gazetarët Omid Scobie dhe Carolyn Durand, të cilët janë adhurues të çiftit. Në libër thuhet gjithashtu se Meghan ishte shumë xheloze pasi mbretëresha e favorizonte shumë Kate dhe kur duhej të mbaheshin fjalime në evente në caktuara Middleton ishte e para.

Sipas asaj që raporton revista Elle, çifti i famshëm nuk ka kontribuar në rrëfimin e historisë së tyre, por kaq qenë miqtë e tyre më të afërt që kanë treguar atë që ndodhte brenda mbretërisë.

Në shkrim citohet se Meghan dhe Harry fituan edhe një popullaritet shumë të madh dhe frika e mbretëreshës ishte se ata mos merrnin fronin, për këtë arsye ajo filloj të t’i largonte ata. Madje marrëdhënia mes vëllezërve pas lindjes së Archie u bë edhe më e ftohtë dhe një ndër shkaktarët kryesorë mendohet të jetë Meghan.

Që prej momentit që Harry vendosi të hiqte dorë prej mbretërisë, thuhet të ketë humbur 10.5 milionë dollarë, të cilat i merrte nga Sovereign Grant, të ardhurat që i ndan mes William-it.

Para se të largoheshin ish-Duka deklaroi se arsyeja kryesore e largimit nga mbretëria përpos privatësisë ka qenë edhe fakti se nëna e tij princeshë Diana humbi jetën në këtë mënyrë për shkak se mediat publikonin lajme të rreme në lidhje me të.

Që prej vitit 2018 Meghan Markle dhe Harry ishin në faqet e para të mediave rozë për shkak se aktorja solli ndryshime në Pallatin Mbretëror dhe nuk arriti t’i përshtatej rregullave të Mbretëreshës.

Klan Plus