Bashkimi Europian le të hapur mundësinë e shtyrjes së afatit të shkëputjes së Britanisë së Madhe që skadon për 15 ditë. Këtë e bëri të qartë Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk pasi parlamenti britanik refuzoi të martën lëshimet që Brukseli i bëri Kryeministres Theresa May në marrëveshjen e shkëputjes me Londrën.

Përmes një postimi në Twitter, Tusk thotë se do t’u kërkonte 27 vendeve anëtare të unionit të ishin të gatshëm për një shtyrje të gjatë të afatit të Brexitit, nëse Britania e Madhe e sheh të nevojshme rishikimin e strategjisë së shkëputjes nga Bashkimi Europian.

Kjo çështje është futur edhe në axhendën e takimeve që Tusk do të zhvillojë duke nisur nga 15 Marsi me Kryeministrin holandez, Mark Rute në Hagë, Kancelaren Angela Merkel në Berlin, Presidentin francez Emmanuel Macron dhe që përmbyllen të martën me Kryeministrin irlandez, Leo Varadkar.

Javën e ardhshme, Theresa May do të dërgojë sërish në votim marrëveshjen e refuzuar dy herë nga parlamenti britanik, pasi mbrëmjen e të mërkurës deputetët hodhën poshtë mundësinë e daljes pa marrëveshje nga unioni.

Ndërsa sot është thirrur një tjetër votim, ku Parlamenti do të shprehet nëse është dakord me shtyrjen e afatit të Brexitit. Londrës mund t’i lihet kohë deri në vitin 2001që të negociojë një marrëveshje nga e para, por nuk përjashtohet mundësia e një referendumi të dytë për Brexitin.

Tv Klan