Kjo fundjavë e Pashkës në Australi ka ardhur me fatkeqësi. Të paktën pesë njerëz janë mbytur pasi janë “përpirë” nga dallgët gjigande. Dy të tjerë janë ndërkohë të zhdukur.
Të shtunën trupi i pajetë një burri u gjet në ujërat afër Tathra-s. Ndërsa para tij, u gjetën trupat e pajetë të një peshkatari dhe dy burrave të tjerë.
Trupat e kërkim shpëtimit po kërkojnë edhe për trupat e një burri tjetër që u thith nga uji afërt Sydney-t. Ndërsa të premten një grua u mbyt dhe një burrë u zhduk pasi grupi i tyre u “përpi” nga deti në San Remo të Victoria-s.
“Një prej grave arriti të kthehej në breg, ndërsa tjetra dhe burri në fjalë, jo”, tha policia.
Guvernatorja e Victoria-s, Jacinta Allan, tha se këto incidente shënojnë një “fillim të tmerrshëm” të fundjavës së Pashkës.
Shtetet lindore të Australisë janë përballur me dallgë të rrezikshme. Autoritetet australiane i kanë bërë thirrje njerëzve që të vizitojnë plazhe ku ka patrullime.
Të dhënat tregojnë se në 10 vitet e fundit 630 persona janë mbytur në det në Australi si pasojë e plazheve pa vrojtues./tvklan.al