Gazeta gjermane “Bild” vazhdon sagën e publikimit të pwrgjimeve të dosjes 184. Në përgjimet e publikuara del edhe biseda mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-drejtuesit të PDIU-së në Dibër, Imer Lalës.

“Një ministër që thërret një shef mafioz të njohur mbarëkombëtar për të folur për blerjen e votave. Një shef mafioz që mbledh kartat e identitetit. Kështu shkruan ‘Bild” për përgjimet e fundit që ka publikuar. Përgjimet tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafias, policisë dhe shërbyesve të lartë civilë në Shqipëri”, shkruan gazeta “Bild”.

 Përgjimi 4

Imer alias Korab Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q**nanën.

Imer alias Korab Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Imer alias Korab Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Imer alias Korab Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q***robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Imer alias Korab Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty…

Përgjimi 9

Damian Gjiknuri: Alo..

Imer alias Korab Lala: A je duke ardhur 5 minuta apo si i ke punët?

Damian Gjiknuri: Ku je, hajde të pimë një kafe këtej.

Imer alias Korab Lala: Po e pimë kafen, por kam lënë njerëzit në monitorim e Qendrave, mos u vono të lutem

Damian Gjiknuri: Ku jeni? Tek kjoska aty jeni…

Damian Gjiknuri: Ok, hajt…..

Imer alias Korab Lala: Hajt mos u vono…

/tvklan.al