Rikthehet “X Factor”, Vejsiu: Do të vijmë në çdo qytet të Shqipërisë dhe Kosovës

Përfundimi i performancës hapëse nga Cindy Marina në “Dance Albania” u çel me një lajm për të gjithë talentet e rinj që presin të jenë pjesë e skenës. “X Factor Albania” do të rikthehet në Tv Klan në edicionin e shtatë në kërkim të yllit të ardhshëm të muzikës. Audicionet do të zhvillohen në çdo qytet të Shqipërisë e Kosovës.

Alketa Vejsiu: Jemi në një program shumë të bukur, i cili të detyron të vallëzosh. Shqipëria vallëzon me ne, do të këndojë pas “Dance Albania” me “X Factor” sepse do të kthehemi në sezonin e ardhshëm televiziv me një program për të cilin na ka marrë malli shumë sepse janë  rigjeneruar brezat dhe ka shumë talente që këndojnë.

Le të mos këndojnë vetëm në Instagram, Tik Tok dhe Facebook por le të vijnë ta provojnë emocionin e vërtetë të skenës sepse mendoj që ka ardhur vërtet momenti për të ripërtërirë brezin e artistëve të rinj. Këto programe talentesh, këto formate që kanë filluar që me “Gjeniun e vogël” në Klan dhe do të vazhdojnë jetën e tyre edhe me “X Factor” me edicionin gjithashtu të shtatë të tijin, i bëjnë shumë mirë në fakt furnizimit të artit shqiptar me zëra të rinj. Ata kanë nevojë që ne t’i zbulojmë, do të vijmë në çdo qytet të Shqipërisë dhe Kosovës, shumë shpejt.

Mamaqi i “ndërhyn” Shaqirit për Cindy-n: Është gjë e mirë apo e keqe që e ka trupin ashtu?

Tashmë e hëna është padyshim nata e kërcimit! Dance Albania përcolli në puntatën e dytë në TV Klan emocione të tjera me personazhet VIP dhe jurinë e zgjedhur.

E para që kërceu mbrëmjen e sotme ishte Cindy Marina. Pasi Ilir Shaqiri po jepte mendimin e tij në lidhje me kërcimin e saj, ndërhyri Ermal Mamaqi, i cili pyeti nëse është gjë e mirë apo e keqe pse modelja është e gjatë.

Ilir Shaqiri: Cindy është e vërtetë ajo që tha Klaudia. Ke gjithë premisat që të jesh një balerinë e shkëlqyer. Pikërisht kjo gjë duhet të të vejë para një përgjegjësie akoma edhe më të madhe sesa ajo që ti mendon vetë. Problemi është duke pasur këtë trup kaq të gjatë duhet ta ndihmosh pak më shumë partnerin. Në ç’kuptim? Që nga feeling. Në një farë mënyre ti kërcen për qejfin tënd. Nuk ke një relatë me Dionin, të duhur, sidomos edhe në mambo që dy trupa duhen përfshirë dhe shikimi duhet të jetë më konfidencial, le të themi kështu. Tre gjëra shumë të shkurtra. Shpatullat i ke vazhdimisht sipër. E dyta kur bëhen rrotullimet gjithmonë lihet koka. Ti nuk mund të rrotullohesh si një okllai, e gjitha njësoj. Koka ka një lloj spoti që mbahet për të dhënë atë kualitetin e rrotullimit.

Cindy Marina: Ma ka thënë dhe Dioni 100 herë dhe do e përmirësoj!

Ilir Shaqiri: Dhe e fundit, pak më e butë sepse përcolle njëlloj ngurtësie për sa më përket mua në mambo. Duhet të kishte më alkimi, nuk e di nëse Dioni është dakord me mua?

Dioni: Jam absolutisht për të gjitha vërejtjet, sidomos për rrotullimet, shpinën, pozat, padjeshkën.

Ermal Mamaqi: Me leje mësuese?

Ilir Shaqiri: Urdhëro mjeshtër!

Ermal Mamaqi: Se ju artistët flisni shumë bukur nuk ju kuptohet asgjë. Ishte mirë apo keq, me këtë që the ti?

Ilir Shaqiri: Ajo nuk është keq!

Ermal Mamaqi: Por mund të jetë më mirë?

Ilir Shaqiri: Siç edhe e mira nuk ka kurrë fund, por nga një fizik i tillë dhe me një inteligjencë që Cindy mendoj ka, inteligjencë trupore flasim, unë mendoj që duhet të japë shumë më shumë se ajo që dha sot.

Ermal Mamaqi: Është gjë e mirë apo e keqe që e ka trupin ashtu?

Ilir Shaqiri: Është gjë e mirë, por duhet ta shfrytëzojë.

Ermal Mamaqi: M’u duk sikur është problem që është një çikë më e gjatë se duhet, mund ta rregullojë duke prerë takat. Ose duhet të rrisim Dionin?

Dioni: Nuk ka lidhje fare me takat këtë rast.

Orgesa Zaimi: Më kanë thënë që kërcej më mirë se sa këndoj

Në klipin e shfaqur përpara performancës së saj në “Dance Albania” në Tv Klan, Orgesa Zaimi ‘ankohet’ pak për partnerin e saj, Frankon, i cili është shumë kërkues. Megjithatë, Ermal Mamaqi nuk e ‘beson’ aspak këngëtaren, por i ‘del në krah’ balerinit

Ermal Mamaqi: Më pëlqeu shumë. Vetëm një pyetje kam për Frankon, e kam edhe mik të vjetër Frankon. Franko, na e thuaj me sinqeritet, edhe sa do e durosh Orgesën?

Franko: Pyetja e tretë kam përshtypjen që duhet të jetë, edhe sa Orgesa duhet të më durojë mua?

Orgesa Zaimi: Është modest.

Ermal Mamaqi: Përveç jetës së Frankos që po shkatërrohet mua më pëlqeu shumë dhe nëse vazhdon me këtë ritëm besoj që do sfidojë balerinët profesionistë.

Alketa Vejsiu: Klaudia, diçka për të shtuar?

Klaudia Pepa: Po, kam një pyetje për Frankon. Franko, je ti shumë kërkues apo është Orgesa shumë ambicioze?

Franko: Kam pështypjen që mund të jenë të dyja si gjëra, megjithëse pjesa ime, sigurisht me Enadën në krah është tek nxitja që duam t’i bëjmë Orgesës edhe pse në pjesën më të madhe të gjërave e merr pak  me stepje dhe me frikë, por besoj që do ia dalë siç e hoqi edhe frikën sot me gjërat që bëri.

Pas lëvdatave nga partneri dhe juria, Orgesa tregon edhe përshtypjet që ka marrë nga nata e parë e spektaklit.

Alketa Vejsiu: Ke marrë kënaqësi nga java e parë? Çfarë të kanë thënë?

Orgesa Zaimi: Jashtëzakonisht shumë. Falenderoj të gjithë ata që më kanë ndjekur. Kanë arritur deri aty sa më kanë thënë që kërcej më mirë se sa këndoj.

Valon Shehu: Kur merrja steroide duhet të bëja seks 2-3 herë në ditë! Mamaqi: Ku i merr pilulat?

Valon Shehu e ka pranuar në “Dance Albania” që për të ndihmuar zhvillimin e muskujve ka marrë steroide. Po njësoj ka pohuar se për shkak të tyre donte që të kryente 2-3 herë marrëdhënie seksuale në ditë.

Këto deklarata të tij kanë shkaktuar humor në studion e Tv Klan. Ermal Mamaqi ka qenë i pari i cili e ka pyetur me shaka Valonin se ku i merr pilulat.  

Ermal Mamaqi: Dua vetëm të di, pyes për një shokun tim ato pilulat ku blihen, si quhen? Pyes për një shok?

Valon Shehu: Ta them pastaj!

Ermal Mamaqi: Për një shok po pyes, nuk po pyes për veten.

Valon Shehu: Në daç për shok, në daç për shoqe, ta them pastaj.

Alketa Vejsiu: I ke lënë ato steroidet, nuk i pi më?

Valon Shehu: Jo!

Alketa Vejsiu: Pse i le ato? E kam me të vërtetë ke pirë steroide për të ndihmuar zhvillimin e muskulaturës apo jo?

Valon Shehu: Po!

Alketa Vejsiu: Pastaj kuptove që është një stimul artificial që nuk të bënte mirë!

Valon Shehu: Shumë, tri orë flija në ditë gjumë dhe dy tri herë duhet të bëja seks në ditë!

Alketa Vejsiu: Tani që i ke lënë këto steroide, çfarë ndodh me ty?

Valon Shehu: Tani flej më shumë gjumë

“Kjo ishte cha-cha më e ngordhur”, Iliri- Iglit: Arrin dhe sfidon një balerinë si Dioni

Në natën e dytë të spektaklit më të madh të vallëzimit, “Dance Albania”, personazhet e zgjedhur për këtë edicion treguan  edhe njëherë se edhe pse nuk janë balerinë, dinë të shkëlqejnë edhe në vallëzim. Një prej yjeve të spektaklit që e shfaqi më së miri këtë ishte edhe aktori Igli Zarka, i cili i vetëdijshëm për shkëlqimin e tij të natës së kaluar dhe i pakënaqur nga vlerësimi i jurisë, e krahasoi veten me njërin nga  balerinët e “Dance Albania”.  Ai në videon e shfaqur para kërcimit të tij shprehet se konkurrenti i vetëm që ndien është Dioni dhe se kanë një sfidë të fshehtë bashkë. Ky koment duket se nuk i ka pëlqyer anëtarit të jurisë Ilirit.

Ilir Shaqiri: Do përpiqem ta shpjegoj pak më saktë atë që tha Ermali, për mua kjo ishte cha-cha më e ngordhur që kam parë.

Ermal Mamaqi: Unë nuk isha deri këtu.

Ilir Shaqiri: Ta them unë pse, sepse shikimin, ti mendon se të tjerët nuk e shikojnë, por shikimi perceptohet edhe kur je në shpinë, sepse është thjesht qëndrimi i kokës poshtë dhe duket qartë. Të njëjtën gjë koreografia.

Igli Zarka: Ti paske shënimet e djeshme akoma. Mos lexo të djeshmet.

Ilir Shaqiri: Jo, nuk mbaj shënime. Unë thjesht gjykoj për atë që shikoj. Padjeshka më pëlqeu dhe kishte vlerë sepse ishte e shpejtë, aman gjithë kusuri tjetër përfshirë edhe fillimin e koreografisë, që ti je dj dhe dëgjon muzikën, për mua, unë nuk  jam aktor, por meqë aktrimi  është pjesë e kërcimit dhe e kemi studiuar dhe ne balerinët këtë gjë, prandaj di ta vlerësoj. Se të ishte punë këngë do rrija në qetësi. Nga ana autoriale për mua ishe dobët. Kjo është situata në atë që për mua përcillet në një cha-cha të fikur.  Ai hapin e  mbajt, por nuk ka theks. 

Igli Zarka: Nuk kam theks balerini, është  e vërtetë.

Pas komenteve të Anëtarit të jurisë Igli tregon se minuk mendon se është më i mirë se Dioni, por e shikon atë si sfidë dhe ai do të sfidojë vetëm më të mirin.

Ilir Shaqiri: Kur kam një figurë në këtë rast si Igli që arrin dhe sfidon një balerinë si Dioni dhe i trembet vetëm Dionit. Apo as Dionit nuk i trembet…

Igli Zarka: Jo thjesht, nuk thashë si trembem, por nëse unë dua të mësoj dua të mësoj nga ai që ka 30 vite që kërcen. 

Ilir Shaqiri: Domethënë gjithë  të tjerët janë baras me zero sipas teje.

Igli Zarka: Po unë sfidoj gjithmonë më të mirin.

Ilir Shaqiri: Pra ti sfidon Dionin.

Igli Zarka: Po. Por po dola në sfidë me Dionin, normalisht fiton Dioni.

Ilir Shaqiri-Arta Nitajt: Problemi yt më i madh është hapja e këmbëve

Arta Nitaj është një rrjedhë sensualiteti në skenë, është mendimi i përgjithshëm i jurisë së “Dance Albania” në Tv Klan. Siç vlerëson Klaudia Pepa, ka ende për të mësuar për të qenë më e zhdërvjellët dhe të transportojë lëvizjet me muzikën. Vlerësimit të balerinës, Ilir Shaqiri nuk i heq asnjë presje, ndërsa shton se ka edhe diçka tjetër mbi të cilën modelja dhe aktorja duhet të përpiqet më shumë.

Ilir Shaqiri: Problemi yt më i madh për mendimim tim është hapja e këmbëve sepse je e mbyllur, kupton? Elasticiteti ka të bëjë shumë sepse duhet të punosh shumë sparkatën. Pjesën e sipërme të trupit ti e punon shumë bukur, rumba, por pjesa poshtë përveçse je e mbyllur ke shumë pak elasticitet. Puno me sparkatën, me gjithë partnerin. Nuk e di a është dakord partneri në këtë rast.

Erind: Po punojmë çdo ditë e çdo javë me hapjen e të gjitha këto.

Ilir Shaqiri: Merruni me hapjen, urgjentisht.

“Partner i mirë po i rrezikshëm”, Valoni “tremb” jurinë e Dance Albania

Ky moment gjatë performancës së Valon Shehut me Marjanën duket se e trembi disi jurinë mbrëmjen e kësaj të hëne në spektaklin e kërcimit Dance Albania, pasi këngëtari humbi disi ekuilibrin gjatë padieshkës. Ermal Mamaqi nuk i kurseu batutat, ndërsa Ilir Shaqiri vlerësoi se Valoni ishte “partner i mirë, por i rrezikshëm”.

Ermal Mamaqi: O zot Marjana duhet të bëjë hallvë sot. Marjana bëj diçka sot, ndonjë hudhër, ndonjë kripë në tigan, me e djeg. Bëj diçka shpëtove mirë o gocë.

Ilir Shaqiri: Qe duke fluturuar këtej.

Ermal Mamaqi: Ky emision po bëhet shumë i rrezikshëm, dmth nëse vazhdojmë me këto ritme duhet të kemi një grup të gatshëm aty për ndërhyrjen e shpejtë.

Ermal Mamaqi: Desh e hodhe… Unë me Ilirin u përqafuam, patëm një moment dobësie, thamë se u plas në tokë ajo e shkreta… desh u çuam…

Ilir Shaqiri: Partner i mirë, por i rrezikshëm, jashtëzakonisht…

“Kur të vij nga Tanzania me luan…”, Luiza Gega përgjigjet nëse është e dashuruar

Luiza Gega është kampiona e atletikës e cila ka ngritur flamurin shqiptar lart në garat më të forta ndërkombëtare. Por pak dimë për jetën e saj private. Për të mësuar më shumë u sigurua këtë të hënë Ermal Mamaqi, i cili e pyeti Luizën pas performancës në Dance Albania nëse është e dashuruar. Atletja u shpreh se nuk është e dashuruar dhe po shijon të tashmen.

Ermal Mamaqi: Dua të bëj vetëm një pyetje nga disa gra që çmenden atje tek lagja e mamit. A je e dashuruar ti? Se të gjithë, aman pyete, si i ka punët me djemtë?

Alketa Vejsiu: A mund të bësh një prezantim, sa vjeç je, ku banon, a je e martuar, ke fëmijë se shumë njerëz nuk dinë shumë gjëra për ty. Ke një profil shumë modest në publik, siç ke një profil shumë të shkëlqyer profesional.

Luiza Gega: Kjo është një pyetje që më bëhet shumë shpesh. Kur të vij nga Tanzania me luan atëherë do të… Ishte një batutë e Kastros. Për momentin nuk është se jam e dashuruar, kam një fokus… ndoshta sigurisht që jetës duhet t’i shijoj çdo gjë, por për momentin po shijoj këtë!

Ermal Mamaqi: Tixhe, je në rregull me përgjigjen?

Alketa Vejsiu: Ermal, dasmën e Luizës do e bëjmë bashkë në bashkëpunim.

Ermal Mamaqi: Gjej tashi ndonjë se e ke bursën lart.

Luiza Gega: Do hapim ofertat.

Pse kaq i heshtur? Kastro Zizo i kthen përgjigje kritikëve

Një nga yjet e spektaklit më të madh të vallëzimit ”Dance Albania”, këngëtari Kastro Zizo i habiti të gjithë  me ndryshimet që ai ka bërë. Ndryshimi i tij i bëri “kritikët” të mendojnë, pse këngëtari është bërë kaq i heshtur, e i butë.

I rikthyer në televizon pas tre vitesh mungesë dhe i detoksifikuar nga alkooli, Kastro Zizo u përgjigjet këtyre kritikëve të “butësisë” së tij me mesazhe të forta për dashurinë dhe jetën.

Kastro Zizo: Alketa unë dua të them një gjë shumë shpejt se kam pasur një lloj presioni nëpër rrjete se pse ky Kastro i heshtur, i butë. Jo detyrimisht për këto pak pjesë të shpërndarjes së informacionit që quhet media, që mendoj se duhet të jetë elitare. Jo çdo moment sherri mund të shesë, mund të shesë edhe dashuria e madhe që mund t’i japim njëri-tjetrit. Por kujdes, nëse ka gjëra që cenojnë apo shkelen apo për t’u promovuar në masë antivlera për shitur, apo për të shitur një gjë, për të marrë një klik apo më shumë. Mendoj se duhet të jemi të rezervuar edhe me mesazhet që japim për të bërë një Shqipëri, shoqëri më të mirë nesër.

“Pse të djeg miza?”, Ermal Mamaqi sqaron Arta Nitajn

Përmendja e pushimeve të Arta Nitajt në Dubai nga Ermal Mamaqi gjatë natës së parë të “Dance Albania” ‘ndezi’ titujt e portaleve. Ndaj, anëtari i jurisë vendosi ta përdorte kohën e tij të vlerësimit për të sqaruar deklaratat e tij gjatë puntatës së transmetuar në Tv Klan.

Ermal Mamaqi: Do e shpenzoj kohën time për një sqarim për ato tituj që pashë që mendoj se Arta deri diku mund të jetë prekur, por nuk më pëlqeu që është prekur. Me një sqarim që bëmë pak më përpara, besoj se u sqaruam dhe do më pëlqente që atë gjë të ma kishe thënë te ajo darka që hëngrëm te “Padami” direkt pas puntatës së kaluar që ishim të gjithë bashkë, megjithatë po bëj një sqarim për të gjithë portalet ose gjithë njerëzit që u shqetësuan nga ajo fjalë që thashë unë, Dubai. Dubai miq ka shumë miza. Ke qenë në Dubai ti Alketa?

Alketa Vejsiu: Kam qenë disa herë.

Ermal Mamaqi: Edhe unë kam qenë, edhe me gruan time kam qenë, mamin tim do e çoj më vonë. Atje ka miza që kur ne përdorim fjalën Dubai këto mizat ngrihen dhe prekin ca njerëz. Dhe disa nga këta njerëzit që nuk e pëlqejnë Dubain, digjen nga këto miza. Edhe ne kemi shprehjen tonë popullore: Pse të djeg miza? Por në këtë rast nuk do ta përdor shprehjen tonë popullore për asnjërin nga ne këtu sepse nuk ka pse të na djegë miza. E përdor për të gjitha ato portalet që u dogjën nga kjo fjalë. Nuk keni pse t’ju djegë miza.

Pas shakave mes Mamaqit e Vejsiut, Arta Nitaj shtoi komentin e saj ndaj sqarimit të Ermalit.

Arta Nitaj: Për Ermalin kam një fjalë. Nuk e mora aq keq sa u interpretua në çdo portal, madje kam parë edhe që Arta qau. Jo Ermal, nuk kam qarë, madje kemi qeshur në darkë sepse u kënaqa shumë që ishte nata e parë dhe ju nuk e dini, por ne u kënaqëm shumë atë natë që ishte nata e hapjes.

Ermal Mamaqi: Prandaj edhe unë e sqarova për të gjithë portalet që le t’ju djegë miza kujt t’i djegë.

Arta Nitaj: Jo, thjesht nuk bëhet nami që përmendet si fjalë, por nga nata e parë, si me thënë, shumë e pritën por unë s’e prita. Kështu qe netëve të tjera, thuaj ç’të duash se për këtë jemi.

Lila: Trajneri Reja duhet të vijë këtu të kërcejë, Vejsiu: Është i mirëpritur!

Andi Lila, një nga futbollistët më të dashur shqiptar tashmë i është futur një disipline të re, vallëzimit. Ai tashmë është një nga yjet e spektaklit “Dance Albania”. Pas vallëzimit në natën e dytë të spektaklit, Andi mori kritikat për performancën dhe anëtarët e jurisë u shprehën se prej tij prisnin më shumë duke qenë se si futbollist ai ka elasticitetin e tij.

Por edhe pse i është larguar futbollit, ende pyetet për ndeshjet e Kombëtares, e nuk mund të mos pyetej edhe për humbjen e Shqipërisë kundër Izraelit në ndeshjen e së dielës. Andi i quajti “yje” futbollistët e kombëtares, por pati edhe një ftesë speciale për trajnerin Edy Reja.

Andi Lila: Lojtarët e ekipit kombëtar janë futbollistë të shkëlqyer. Do huazoj një shprehje të Vera Gabockës, që thotë yje, ata janë yje. Për sa i përket trajnerit Reja, duhet të vijë këtu ndonjë ditë të kërcejë cha-cha–cha.

Alketa Vejsiu: Është i mirëpritur!

Kush e fitoi kupën e mbrëmjes në “Dance Albania”

Luiza Gega është fituesja e mbrëmjes së sotme në “Dance Albania”. Ajo kishte më shumë pikë se të gjithë konkurrentët e tjerë, 8.7

“Kjo është kupa ime e parë, përveç asaj që unë bëj kështu që do ta ruaj vërtetë me shumë kënaqësi si diçka shumë të veçantë”, u shpreh e gëzuar Luiza.

Ndërkohë Arbnora ishte e eliminuara e parë e “Dance Albania”

Eleminimi i parë në “Dance Albania”, Shaqiri: Gara mbaron për…

Nata e dytë e spektaklit “Dance Albania” në Tv Klan starton edhe garën e eleminimeve. Tre çiftet më pak të vlerësuar të mbrëmjes u përballën në një kërcim të njëjtë brenda të njëjtit sekondazh. Arbnora Ademaj, Igli Zarka dhe Valon Shehu u përballën me njëri-tjetrin dhe tani presin vendimin e jurisë.

Ilir Shaqiri: Nuk është e thjeshtë sepse ta shpjegoj, unë do vlerësoj për këtë sfidë që pashë tani, për këtë sfidë që është e njëjtë për të tre dhe koha është shumë e shkurtër e performancës që bënë dhe sytë na bënë tek a çift me thënë të drejtën, duke u përpjekur të dallojmë ato që janë defektet dhe gjërat e bukura. Unë mendoj që “Dance Albania” mbaron për Arbnorën.

Alketa Vejsiu: I largohet një brilant kastit tonë, nuk e prisnim. Arbnora, nuk e prisnim për asnjërin nga ju të tre.

Arbnora Ademaj: Ç’të bësh? Të paktën ishte kënaqësi, faleminderit.

Ilir Shaqiri: Unë ta them edhe pse. Padieshka finale e Iglit dhe e Valonit qe artistikisht më e bukur, më e mbajtur dhe pati një peshë muzikore në të gjithë gjënë, kurse ti zbrite pak më përpara. Ama, të marrë në kompleksivitetin e gjësë, hapat ishin në sinkron me të tre çiftet, por u bazova te ky detaj i vogël.

Alketa Vejsiu: Kemi një varëse me perla dhe çdo natë do shkëputet nga kjo perlë. Arbnora, faleminderit shumë, ke qenë fantastike. Ishte shumë kënaqësi që kishim Kosovën këtu./tvklan.al