Daniel Craig nuk do të jetë më ‘agjenti 007’

Daniel Craig nuk do të jetë më ‘agjenti 007’

13:27 23/11/2019

James Bond, i preferuar nga të gjithë, heq dorë nga spiunimi. Daniel Craig gjatë një interviste është shprehur se në të ardhmen, agjentin 007 do të duhet ta luajë dikush tjetër.

Filmi i radhës “No Time To Die” do të jetë i fundit për aktorin. Daniel nisi avanturën si agjenti elegant në ‘Casino Royal’ në Malin e Zi në 2006.

I pyetur se nëse do të kalojë në produksion, ai është shprehur se nuk është në planet e tij. Gjithë këto vite punë dhe udhëtime në çdo cep të botës, kanë qënë tepër të lodhshme për 51-vjeçarin. Craig u shpreh se dëshiron të kalojë disa momente qetësie, gjë që i ka munguar.

Filmi i ri do të dalë në kinema në muajin Prill të vitit që vjen, ndërsa surprizat janë të mëdha, pasi xhirimet janë bërë në vende ku nuk ishin eksploruar më parë nga regjisorët e filmave.

Klan Plus




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi