Në klipin e prezantimit të tij në “Talk Love Story” në Tv Klan, Andi është shprehur se shumica e femrave shqiptare janë materialiste, gjë që ka sjellë mjaft diskutime në studio.

E pyetur nga Eni Shehu, Daniela ka treguar kategorisht se nuk do t’i japë një shans për një takim në dhomën e kuqe sepse sipas saj, ka mësuar se Andi flet pas krahëve për të.

Nga ana tjetër, ka qenë Dea, ajo e cila i ka dhënë një mundësi konkurrentit pasi siç e theksoi dhe ajo “afër detit, afër mbretit”.

Eni: Dea dhe Daniela, cila do t’i japë shansin e kuq Andit?

Daniela: Unë personalisht jo sepse Andi nuk përshtatet me mua si karakter, nuk më jep asgjë si njeri në impakt të parë, kështu që për momentin jo.

Andi: Edhe nëse do të më zgjidhte Daniela, unë sërish tek Dea do isha.

Daniela: Kush të tha se do të të zgjedhë Dea? Ke kryqin kaq Andi sa jam unë në këmbë. Unë nuk kam parë asnjë lloj tërheqje ndaj Andit apo të bëjë diçka për mua, por gjatë gjithë kohës është duke folur keq pas shpine.

Andi: Mund ta di kur kam folur keq?

Daniela: E di shumë mirë ti. Ti je shumë i vogël për të folur me mua, te taka më vjen.

Andi: Dua një ballafaqim.

Daniela: Ballafaqim ti me mua? Nuk ka shanse.

Andi: Le ta thotë Daniela se çfarë kam folur e ta dijë dhe publiku.

Dea: Për ta zbutur situatën do ia jap një shans Andit… Afër detit, afër mbretit, kam dëshirë që ta takoj njëherë Andin./tvklan.al