“Talk Love Story” është programi ditor i dedikuar dashurisë në Tv Klan çdo pasdite në 16:05.

Në javën e dytë të këtij programi fronistëve i është dhënë mundësia për takime të shkurtra në “dhomën e kuqe”. Daniela dhe Ermiri ishin dy prej konkurrentëve që shkuan në takim.

Ata na treguan se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin, gjithashtu zbuluan më shumë rreth profesioneve tëtyre dhe detaje nga jeta private.

Daniela: Çfarë profesioni ke ti përveç pasionit për modeling?

Ermir: Gjithashtu unë punoj edhe në një klinikë estetike, jam në pjesën e marketing.

Daniela: Unë momentalisht jam fokusuar në televizion. Kam mbaruar shkollën për kriminalistë.

Ermir: Duhet të frikësohem?

Daniela: Po të duash ndonjëherë pranga, mund të t’i vë.

Ermir: Do bëj ndonjë gabim qëtë më lidhësh me pranga.

Daniela: Ke kaq besim Ermir ta bësh gjithë këtë hap të madh?

Ermir: Po, patjetër.

Daniela: Shiko se ekspertiza të dëmton.

Ermir: Nga ty e pranoj.

Daniela: Po më hap luftë ti mua?

Biseda ka vazhduar mes të dyve madje edhe me provokime nga Daniela duke i kërkuar Ermirit si model të qethet qeros. “Për ty bëj çdo gjë” është përgjigjur Ermir duke nxitur edhe reagime në studio nga dy opinionistet dhe konkurrentët e tjerë.

Zhaklin Lekatari dhe Xhensila Pere kanë rënë dakort se takimi i të dyve ishte “i mërzitshëm” dhe i janë dukur si dy miq.

Nuk mendoj se ka diçka midis tyre dhe do të zhvillohet diçka”, ka thënë Zhaklin Lekatari, por Daniela nuk bëhet pishman për asgjë në jetë duke i premtuar Ermirit një takim. /tvklan.al