Fronistja simpatike e programit të dashurisë në Tv Klan, “Love Story”, Daniela Shima ka zgjedhur të tregojë shumë pak gjatë tij lidhur me jetën private. Gjithmonë e buzëqeshur dhe luftarake në program, konkurrentja ka zgjedhur të rrezatojë forcë dhe autoritet me figurën e saj në ekran.

Në një puntatë, bukuroshja i tronditi të gjithë me zbulimin e historisë së saj ku rrëfeu se në moshën 7-vjeçare kishte humbur mamanë e vëllain. E ftuar në “Rudina”, Daniela e moderatorja cekën këtë moment të spektaklit, e mes lotëve, fronistja plotësoi copëzat që mungonin nga rrëfimi që ndodhi në takimin e “Love Story”.

Daniela Shima: Është një moment që sado vite të kalojnë unë kurrë sdo t’i mbaj dot lotët kur bëhet fjalë për këtë pjesë. Është shumë e vështirë, ajo me të vërtetë e humbi jetën në një moshë shumë të re, vetëm 42 vjeç, prej kancerit. Unë nuk e kam folur kurrë këtë pjesë, nuk kam dhënë detaje për këtë fakt, por la një dhimbje shumë të madhe pas. Na la një peshë shumë të rëndë që çdo hap që bën të mungon dhe nëna nuk të zëvendësohet kurrë.

Rudina Magjistari: Ti ke pasur shumë nevojë për të në atë kohë dhe je rritur me një mungesë shumë të madhe. Ke vëllezër e motra?

Daniela Shima: Kam dy motra dhe një vëlla. Babi im është martuar përsëri, unë e përshëndes shumë njerkën time, faleminderit shumë që ka qenë krah meje. Është treguar e fortë dhe kurrë nuk ka hequr dorë edhe pse unë kam qenë fëmijë shumë kapriçoz, prapë ka ndenjur afër meje dhe ende më mbështet gjithë kohës, por sado…

Rudina Magjistari: E mban mend mamanë tënde?

Daniela Shima: Shumë pak. Si imazh më vjen shumë rrallë, por edhe në foto nuk më jep shumë sepse edhe në ato vitet e fundit më shumë ka qenë në spital sesa me ne. Tre muajt e fundit mos gaboj, nuk e kam parë fare, vetëm na largonte që ne të mësoheshim me humbjen e saj, mos ta ndienim shumë mungesën gjatë kohës që ajo s’do ishte, por ishte krejt e kundërta.

Përveç humbjes të së ëmës, Daniela u ndal edhe te ajo e vëllait, një tjetër ngjarje e fortë që ka lënë plagën e vet tek ajo.

Daniela Shima: Vëllain e kam humbur në aksident, vetëm tre vjeç. Unë kam lindur një vit pas vëllait, por që gjatë kohës që jemi rritur ai ka qenë prezent vazhdimisht në jetën tonë dhe një nga këto ka qenë edhe humbja e mamit, nga dëshpërimi, nga depresioni që kaloi pas humbjes së djalit sepse nuk është pak të humbësh një fëmijë./tvklan.al