“Do thyejmë shumë zemra”, Viliani premton surpriza në takimin me Danielën

Daniela për takim të radhës ka zgjedhur Vilianin, me të cilin ka zhvilluar dhe disa takime të tjera dhe kanë shkëmbyer puthje të zjarrta.

Këtë herë Viliani ka thënë se do thyejë shumë zemra me atë takim, duke iu referuar Andit, i cili është një nga djemtë që pëlqen fronisten.

Kam menduar që të thyej shumë zemra në këtë takim”, është shprehur Viliani në dhomën e kuqe. Ndërsa Andi mes Danielës dhe Vilianit nuk shikon ecuri në romancën e tyre, pasi sipas tij ata zihen.  

Çdo gjë nuk është siç duket në takim, sepse kanë shumë zënka mes tyre. Ndërsa unë me Danielën jemi zënë në emision, por jashtë ia kemi kaluar shumë bukur”, thotë ai.

Ndërsa në studion e Love Story Talk, Andi i është përgjigjur dhe deklaratës së Vilianit duke i thënë se i pranon sfidën.

Mua më pëlqen sfida, se kishim në qetësi kaq kohë dhe u lodhëm. Po pres që të gjallërohemi. Mezi po pres dhe ata konkurrentët e rinj”, u shpreh ai.

Fronistja nga ana tjetër provokoi sërish djemtë duke thënë se ajo po pret  hyrjet e reja në program./tvklan.al