Danimarka do të presë Finalndën në stadiumin “Parker” të Kopenhagenit në takimin e parë të Grupit B që do të luhet orën 18:00.

Danezët nuk kanë humbur në 21 sfida të luajtura në shtëpi kundër finlandezëve që nga vitit 1949.

Kjo është hera e nëntë që ata marrin pjesë në një Kampionat Evropian, por përfaqësuesja dështoi që të merrte pjesë në Euro 2016.

Në 12 takimet e fundit, skuadra ka humbur vetëm një nga 12 sfidat e luajtura në të gjitha kompeticionet.

Finlanda merr pjesë për herë të parë në një kampionat evropian, e pavarësisht emocioneve lojtarët e dinë se nuk ka përfaqësuese të pamposhtur.

Skuadra vjen pas dy humbjeve në miqësoret kundër Suedisë dhe Estonisë.

Në gjashtë ndeshjet e fundit ata nuk kanë arritur fitoren. Por atmosfera brenda ekipit është e mirë, ndërsa futbollistët do të përpiqen që të lumturojnë një komb të tërë me paraqitjet e tyre në Euro 2020.

Në total, finlandezët kanë fituar vetëm 11 herë përgjatë historisë kundër rivalëve të tyre skandinavë. Ata kanë barazuar 10 herë dhe humbur 38 herë.

Favorite e Grupit B për t’u kualifikuar është Belgjika, e përbërë nga yjet.

Por danezët, rusët e gjithashtu edhe Finlanda do të luajnë shanset e tyre.

Klan News