Danimarka ka hapur kufijtë për çiftet që ishin ndarë për shkak të masave të marra prej koronavirusit. Që nga e hëna, çiftet që jetojnë në vendet nordike ose Gjermani mund të vizitojnë Danimarkën.

Rregullat janë që këta persona duhet ta provojnë se janë në një marrëdhënie me anë të fotove, mesazheve apo email-ve që kanë dërguar. Ministri i Drejtësisë tha se në vijim këto rregulla do të lehtësohen dhe do të kërkohet një letër e nënshkruar nga të dy palët.

Disa vende europiane po konsiderojnë hapjen e kufijve brenda unionit. Gjermania ka propozuar që të lejohet udhëtimi në 26 vendet e BE-së, Britaninë e Madhe si dhe në vende joeuropiane siç janë Islanda dhe Norvegjia./tvklan.al