Mundi thellë Rusinë në ndeshjen e fundit

Ndonëse humbi në dy ndeshjet e para, Danimarka fitoi 4 me 1 me Rusinë dhe kaloi në fazën tjetër të kampionatit europian.

Ajo u ndihmua edhe nga Belgjika e cila në ndeshjen tjetër të “grupit b” mposhti Finlandën. Danezët kaluan më tej falë golavarazhit më të mirë.

Ne ndeshjet e tjera të luajtura në mbrëmje Holanda mundi Maqedoninë 3-0. Ndërkohë që në sfidën tjetër të “grupit C” Austria fitoi 1-0 me Ukrainën.

Në përfundim të raundit të tjetër në këtë grup kalojnë Holanda dhe Austria.

Tv Klan