Vizitorë të shumtë e zgjedhin fshatin turistik edhe për të bërë ski
Dardha mbetet një nga destinacionet e preferuara turistike gjatë muajve të dimrit. Fshatin turistik në juglindje e zgjedhin vizitorë të shumtë. Shumë prej tyre janë besnikë e të tjerë vijnë për herë të parë.
“Për bukurinë që shohim dhe po hasim me gjithë këto turistë po na bën kureshtarë për të parë më tepër dhe për të ardhur çdo vit.”
“Kemi ardhur, e frekuentojme çdo vit. Një vend i bukur!”
Pista e skive është një nga atraksionet me të veçanta. Janë të shumtë ata që veçse shijojnë natyrën bëjnë edhe ski.
“Kemi ardhur për të bërë ski. Vijmë çdo vit.”
“Po vijmë në Dardhë çdo vit për ski, për dëborën.”
“E provova dje(skitë), por isha shuëm fillestar. Thjesht po i shijoj.”
Në Dardhë nuk mungojnë as turistitët e huaj. Këtë fundjavë gjetëm vizitorë nga Polonia.
“Nga Polonia, jetojmë në Vlorë. Dardha mirë fare. Na pëlqen shumë.”
Për kryetarin e bashkisë së Korcës Sotiraq Filo fluksi më i lartë i turistëve ishte gjatë dhjetorit për shkak të festave, por interes nga vizitorët ka edhe në muajt e tjerë të dimrit.
“Duke përfituar edhe nga festat, festa e Krishtlindjes dhe Viti i Ri kemi pasur një fluks të jashtëzakonshëm të turistëve. Kryesisht janë turist vendas që vijnë nga Tirana edhe qytete të tjera, pro jo vetëm. Ndërkohë edhe muaji Janar patjetër që ka numër vizitorësh, krysisht në periudhën e fundjavave.”
Veç turizmit Dardha preferohet edhe për aktivite të ndryshme sportive dimërore.
Klan News