Në fshatin Mashkullorë, trashësia e borës ka arritur deri në 50 cm, 12 fshatra në Pogradec pa energji elektrike

Java e parë e 2024 po mbyllet me reshje bore në zonat malore dhe në juglindje të vendit.

Ulja e temperaturave gjatë mbrëmjes ka sjellë reshje bore në zonat e thella malore të qarkut të Korçës, por akset nacionale janë të qarkullueshëm normalisht.

Automjetet pa vështirësi lëvizin edhe në akset turistike të Dardhës dhe Voskopojës,ku gjatë natës është ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe kriposje.

Të shumtë janë edhe vizitorët që shijojnë borën në Dardhë dhe Voskopojë.

Reshje bore me intensive ka pasur në lartësitë mbi 1 200 m mbi nivelin e detit, në njësinë administrative Vithkuq, të bashkisë së Korçës. Në zonën e Vithkuqit, gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Në fshatin Mashkullorë,të njeësisë administrative Vithkuq trashësia e borës ka arritur deri në 50 cm. Rruga që lidh Panaritin me Mashkulloren është e pakalueshme, punonjësit e emergjencave civile dhe të bashkisë po punojnë për të hapur rrugën.

Për shkak të motit të keq në njësinë administrative Proptisht të bashkisë së Pogradecit janë pa energji  elektrike 12 fshatra.

Brigadat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes – OSSH, prej 10 orësh ndodhen në gjendje gatishmërie për shkak të kushteve të motit, i cili ndikoi në disa akse të sistemit shpërndarës kryesisht në ultësirën.

Aktualisht situata paraqitet 90% e përmirësuar falë punimeve të realizuara gjatë natës dhe mëngjesit.

Reshje shiu ka pasur në gjithë territorin e vendit, por pa shkaktuar probleme. Në zonat e thella të Qarkut Dibër me lartësi mbi 1200 metra mbi nivelin e detiti ka patur reshje dëbore. Nuk ka sinjalizime për problematika apo rrugë të bllokuara.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve duke nisur nga e mërkura temperaturta do të pësojnë ulje të ndjeshme pasi gadishulli i Ballkanit do të goditet nga i ftohti polar.

Klan News