Dasara Karaiskaj zbulon surprizën e Klan Radio: Të hënën, Rudina Magjistari je e para…


Dasara Karaiskaj zbulon surprizën e Klan Radio: Të hënën, Rudina Magjistari je e para…

18:38 26/10/2021

Prej thuajse 1 viti, Klan Radio është tashmë një radio kombëtare. Frekuenca 92.9 MegaHertz është një shoqëruese e përhershme dhe besnike e të gjithë atyre që duan programacionin e mirë, muzikën e zgjedhur dhe energjinë pozitive.

Ashtu si emisioni “Vitamin D”, plot rrezatim e solaritet, Dasara Karaiskaj, Indrit Çobani, Enkel Gurakuqi dhe Ardit Murataj, hynë në studion e “Rudina” në Tv Klan për të treguar mbi risitë më të reja të programacionit radiofonik që do të jetë miku juaj më i mirë gjatë udhëtimeve apo pritjes në trafikun e qytetit.

Dasara Karaiskaj: Kemi një surprizë vetëm për ty. Të hënën nis “Hit Parade VIP”, pra një rubrikë me 5 këngë me personazhe të njohura VIP që shpjegojnë pse këto 5 këngë janë më të preferuarat që kanë dhe e hapim të hënën me ty, Rudina, je e para.

Rudina Magjistari: Oh, nuk janë transmetuar akoma? Sa bukur! Të hënën në cilën orë?

Dasara Karaiskaj: Eh orën…

Ora e “Hit Parade VIP” do të bëhet e ditur shumë shpejt, por po aq të rëndësishme sa programet, janë edhe lajmet e Radio Klan, për të cilat përzgjedhja është gjithmonë e kujdesshme. Edicione të shkurtra lajmesh për t’iu informuar menjëherë se çfarë po ndodh aty ku nuk mund të jeni, transmetohen çdo dy orë.

Ardit Murataj: Edhe një gjë që doja të shtoja në fakt, përveçse lajmeve dhe programacionit për të cilin jam i bindur që dita-ditës akoma më shumë do të zhvillohet dhe shtohet, kemi edhe pjesën e rubrikave që e mbuloj unë. Kemi katër rubrika të cilat transmetohen në orën 11:00 paradite dhe më pas pasdite, të cilat kanë të bëjnë me teknologjinë, të rejat më të fundit, showbizi, kinematografia dhe sporti, për t’i dhënë lustrën e fundit.

Dasara Karaiskaj: Duke filluar nga muaji Nëntor nisim një rubrikë, nuk është tamam një rubrikë, në orën 17:30, çdo pasdite DJ do të jenë të ndryshëm. Në qoftë se deri më sot është bërë një playlist nga një DJ i njohur, ne do t’i kemi të ndryshëm nga njëra ditë në tjetrën. Ideja është që secili nga DJ e njohur të Shqipërisë vjen dhe ndan muzikën që është stili ose zhanri që bën.

Një rikthim i mirëpritur dhe fantastik në kutinë ku ndodh magjia, do të jetë ai i moderatores së njohur Alketa Vejsiu. Duke nisur nga muaji Nëntor Alketa do të moderojë “Më Duaj me Këngën Tënde” çdo të premte në orën 18:30. Moderatorja i ka bërë të njohura zgjedhjet e saj muzikore e na ka bindur që dëgjon muzikë fantastike, kështu që prisni të mrekulloheni./tvklan.al








Të ngjashme