Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Shqipëria nuk është më vend i rrezikshëm për amerikanët. Uashingtoni u ka bërë thrrje shtetasve të tyre në 5 vendet më problematike për ta për momentin. Amerikanët në Algjeri, Pakistan, Zimbabve, Kosta Rika dhe Kolumbi duhettë ruhen sipas shërbimit sekret dhe FBI-së nga rrëmbimet, atentatet apo protestat e ekstremistëve vendas.

Komunikata e sotme e Departamentit Amerikan të Shtetit, për herë të parë pas disa vjetësh përjashton Shqipërinë nga rreziku ekstremisto-islamist apo mafioz. Disa herë rresht gjatë këtyre 7 viteve SHBA paralajmëronte të kenë kujdes në vende të ndryshmeme prirje anti-amerikane, listë ku përfshihej edhe Shqipëria.

Rasti më i fundit është ai gjatë verës së dy viteve më parë pas atentateve në ambasadat amerikane në Afrikë. Dhe përfaqësuesit e shtetit amerikan në Tiranë duhet të ruheshin nga terroristët e Bin Ladenit pasi kishte informacione për akte të mundshme dhune. Por mesa duket rendi në shqipëri për amerikanët është rregulluar dhe tashmë mbizotëron stabiliteti. Këtë e ka shprehur edhe ambasadori amerikan në Tiranë Limpreht.

Më në fund Shqipëria nuk bën pjesë më për amerikanët por edhe për faktorin ndërkombëtar në listën e zezë të vendeve më të frikshëm duke bërë një hap para dhe duke lënë pas hijen e terrorrizmit islamik./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj