Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur me rastin e ish-Kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, i cili është në kërkim nga autoritetet e vendit të tij.

DASH thotë se Gruevski duhet të vuajë dënimin me burg në Maqedoni.

“Ne konsiderojmë se procedurat gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë, ndërsa Nikolla Gruevski të përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë”.

Ish-Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dy ditë më parë njoftoi se ndodhej në Budapest të Hungarisë dhe kishte aplikuar për azil, me pretendimin se kishte marrë mesazhe kërcënuese. Ditën e djeshme, autoritetet hungareze bënë me dije se kanë pranuar kërkesën për azil të Gruevskit.

/tvklan.al