“Arrestimi dhe ndalimi, me akuza të rreme”

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të lirojë menjëherë tre policët e Kosovës të arrestuar pak ditë më parë në veri të vendit. Është zëdhënësi Mattheë Miller që thotë se 3 efektivët po mbahen në qeli me akuza të rreme.

I bëjmë thirrje Presidentit Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 Qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar”.

Departamenti Amerikan i Shtetit apelon që palët të ulen menjëherë në tryezën e dialogut. 

Ne gjithashtu vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Përveç Shteteve të Bashkuar, apel për lirimin e 3 efektivëve të Policisë së Kosovës kanë bërë edhe Britania e Madhe dhe Gjermania, por Serbia i ka shpërfillur ato.

Prishtina thotë se 3 policët u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës, Beogradi këmbëngul se ata kishin kaluar kufirin, ndërsa KFOR thotë se është e paqartë vendi i ndalimit.

Ata dolën para gjykatës e cila i la në qeli për veprën penale armëmbajtje pa leje që dënohet deri në 12 vjet burg.

Apel për lirimin e menjëhershëm të tyre bëri edhe Tirana zyrtare. Kryeministri Rama tha se ata duhet të kthehen menjëherë në shtëpi.

Tv Klan