Dashamir Shehi: Do rrethojmë institucione të tjera, i përgjigjemi dhe policisë

Posta

Dashamir Shehi: Do rrethojmë institucione të tjera, i përgjigjemi dhe policisë

21:30 27/02/2019

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, deklaroi se ky është vetëm fillimi i protestave. I ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC News, ai tha se demonstratat do të bëhen më të mëdha dhe do të rrethohen institucione të tjera.

“Ky është një sezon i deklaruar protestash. Nuk ka asnjë gjë të re që të çuditesh. Demonstratë do jetë deri kur të mbarojë. Ky është vetëm fillimi. Do vazhdojë të bëhet gjithnjë, më e rëndë situata. Demonstrata

t

do i bëjmë më të mëdha, do rrethojmë institucione të tjera. Nuk ka ç’të çuditesh tani. Ai që çuditet bën pjesë në rolin e budallait. Do vazhdojmë të bëjmë këtë punë derisa ai zotëria të jetë atje

”, tha Shehi.

Shehi komentoi edhe deklaratën e Bashës në protestën që u zhvillua të martën përpara parlamentit, ku i bëri thirrje policisë që të heqë kapelat dhe të arrestojë deputetet në parlament, ose do të ketë edhe mosbindje civile ndaj tyre. Kreu i LZHK-së, tashmë deputet i tërhequr, tha se protestuesit do t’i përgjigjen policisë nëse ata kalojnë vijën e kuqe. Ai theksoi se opozita është e ndërgjegjshme.

“Nëse policia do e përdorë shkopin më shumë se duhet do i përgjigjemi policisë si në të gjithë botën. Këta kanë punë të mbajnë rendin. Për policinë jemi dy palët njësoj, si ata brenda parlamentit, si ne jashtë. Nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten. S’është më policia

e

Enver Hoxhës, është polici demokratike. Opozita shqiptare është shumë e ndërgjegjshme. Kemi bërë demonstrata të mëdha dhe s’kemi bërë asgjë. Gjysma e shqiptarëve po ngrihen se i ka ardh

ur

në majë të hundës. Opozita është shumë e ndërgjegjshme. Është e bërë nga njerëz seriozë, të qetë

”, tha ai.

/abcnews.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT